Gazetari Andi Tela në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar polemikën e ndodhur pak ditë më parë mes gazetarit Blendi Fevziu dhe Arlind Qorit.
Ai u shpreh se ky ishte një debat i individit përballë medias, por që sipas tij në fund të ditës ishte një operacion marketingu që shkoi në favorin e Qorit.

Debati është ky, individi përballë medias. Mediat duhet të pasqyrojnë realitetin por ato janë kthyer në fakt në një mekanizëm se me çfarë syri publiku duhet të shohë realitetin.
Debati i lindur në studio mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut është debati i një personi publik që do të thotë të vërtetën e tij përballë një personi të gabuar, por duhet thënë se për Qorin ka shumë TV të tjera ku ai mund të shkojë dhe të thotë mendimin e tij pa pasur nevojë për censurë.
Në fund të ditës ishte një operacion marketingu që shkoi në favorin e Qorit. Dhe sot jemi mbledhur pikërisht për këtë që ka ndodhur dhe nga kjo histori ka dalë i fituar.



