
Gazetari Mariglen Kume, në një lidhje me MCN Live nga selia e PD-së tha se aktualisht në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar për të vendosur në lidhje me protestën e 6 tetorit.
Kume tha se disa deputetë kanë hedhur idenë për grevë urie në Parlament, ose për bojkotim të punimeve.
Është mbledhur grupi parlamentar i PD-së për të vendosur në lidhje me protestën e 6 tetorit që është thirrur nga PD dhe qëndrimet që do të mbajnë në parlament. Ka propozime të ndryshme nga deputetët e PD-së për të bojkotuar punimet apo për të bërë grevë urie në parlament.
U paralajmërua nga Salianji, por kemi nisje të veprimeve të avokatëve të tij, do të depozitojnë në SPAK një kërkesë për nisje të hetimeve ndaj Xhafajt pasi sipas tyre, ai është subjekti i ligjit Antimafja sepse vëllai i tij është dënuar për trafik droge në një vend të BE-së.
Të hënën një tjetër akuzë do të depozitohet për Xhafajn, për "shpërdorim detyre" dhe "pengesë për zbardhjen e të vërtetës" për dosjen “Babale”.
Është propozuar nga Korreshi dhe Sula për grevë urie. Nuk ka ende një vendimmarrje. Janë në mbledhje të grupit, por duhet të mblidhet dhe Këshillit Kombëtar.



