Arrestimi i ish-senatorit italian dhe skandali i mbetjeve, Rama sulmon Metën e Bashën: Plehrat iu hodhën Shqipërisë

Arrestimi i ish-senatorit italian dhe skandali i mbetjeve, Rama sulmon Metën e Bashën: Plehrat iu hodhën Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio.

Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare.

Sot kryeministri Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i treguar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan Rama.

Një gazetë italiane ka botuar një artikull ku akuzon këshillltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla si të përfshirë në fushatën kundër ardhjes së mbetjeve kimike.

Nga ana tjetër personi që përmendet në shkrimin e medias italiane, Ilir Kulla ka reaguar sot duke e cilësuar shpifje përmendjen e emrit të tij si përsoni që ka lobuar kundër qeverisë shqiptare.

Të dashur miq kisha vendosur të mos përdorja më Facebook por një fake-news i servirur në media sot në lidhje me emrin tim më detyron t’i përgjigjem atyre që kanë merakun të heqin vëmendjen nga biznesi më i madh i mafias në Shqipëri, droga dhe mesa duket fatkqësisht nga dështimi i marrëveshjes së Reformës Zgjedhore”, shkruan Kulla.

Ai thekson se nuk është secret që unë njoh dhe kam shumë miq në Itali, kryesisht ata janë njerëz të medias, politikës dhe biznesit.

Sipas tij, edhe në shkrimin në fjalë, bëhet me dije se unë paskam njohje me ish-kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes të Senatit Italian Sergio De Gregorio.

Sigurisht e kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidentë”, shkruan Kulla.

Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe me paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë” shkruan Kulla.

Ai thekson se një gjë e tillë është vetëm një shpifje dhe asgjë më tepër, duke shtuar se çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme, i ka patur publike dhe do t’i ketë publike.

I vetmi koment që kam është shpifje, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane por mbi të gjitha mbetje njerëzore”, shkruan Kulla.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy