
Shtatë deputetë të rinj i bashkohen opozitës. Në seancën e sotme janë betuar deputetët e rinj, të cilët kanë marrë mandatet e PD-së dhe LSI-së.
Kështu, 6 deputetë të rinj i bashkohen grupit parlamentar demokrat të drejtuar nga Rudina Hajdari dhe një tjetër i bashkohet atij të LSI-së.
Mes tyre deputetëve të rinj është edhe Andi Përmeti, një prej themeluesve të partisë më të re Bindja Demokratike.
Më 23 prill, kjo parti dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.



