PD publikon faktet: Votat u manipuluan në mënyrë skandaloze më 30 qershor

PD publikon faktet: Votat u manipuluan në mënyrë skandaloze më 30 qershor

Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish manipulimin e procesit të votimit më 30 qershor nga ana e mazhorancës.

Në një konferencë të përbashkët nga selia blu, ish-deputeti Oerd Bylylbashi dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, publikuan dy tabela ku vihet re një manipulim i konsiderueshëm i pjesëmarrjes në votime, por edhe i numrit të votave të pavlefshme.

Sipas demokratëve, këto të dhëna janë të vërteta dhe janë siguruar nga materialet audio dhe video të qendrave të numërimit.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Më tej, ish-deputeti solli me foto disa raste, që sipas PD-së, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

Po ashtu, PD-ja akuzon kryeministrin Edi Rama, por edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion ndaj administrates shtetërore për pjesëmarrjen në votime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy