Rikonfirmimi si kryetar/ Vokshi: Berisha po mbjell bindjen se opozitarizmin e ka kapur Rama (VIDEO)

Rikonfirmimi si kryetar/ Vokshi: Berisha po mbjell bindjen se opozitarizmin e ka kapur Rama (VIDEO)

Analisti Indrit Vokshi, rikonfirmimin e Sali Berishës si kryetar të Partisë Demokratike, e sheh si neutralizim të opozitarizmit dhe vazhdimin e qetë të Edi Ramës në qeveri.

 

Duke folur për MCN Live, ai tha se Shqipëria ka nevojë për një opozitë e cila nuk dyshohet se pasurohet prej Edi Ramës. 

 

Sipas tij, me sjelljen e tij, Berisha po mbjell te njerëzit bindjen se opozitarizmin në Shqipëri e ka kapur Edi Rama.

 

Vokshi shtoi se Berisha shantazhon këdo që ka mendim ndryshe se do përjashtohet dhe do shpallet tradhtar.

 

E di si zhvillohen zgjedhjet në atë parti, çdo gjë është fiktive. Dyfishohet anëtarësia. I ka bindur njerëzit që ne jemi drejt asgjësimit si parti dhe i ka bindur njerëzit që të rezistojnë fort. Sot është një ditë e bukur për Partinë Socialiste, se me vazhdimin e opozitës, vazhdon neutralizimi që Edi Rama të mos ketë probleme të brendshme. 

 

Edi Rama meriton një proces penal që nga AKSHI, Pacolli e çdo gjë tjetër. Ky kryeministër duhet ndaluar me prokurori, me gjykatë, me procese transparente të tipit italian. Por ka nevojë dhe për një ndalim politik dhe Berisha ka marrë përsipër ta asgjësojë dhe neutralizojë opozitarizmin. 

 

Është me interes të madh që opozitarizmi shqiptar të ketë disa motorë dhe të zgjerojë bazën e opozitarizmit shqiptar. Berisha po thotë jam vetëm unë dhe po i akuzon të gjithë si tradhtarë. Është ditë e keqe, PD vazhdon të ketë ende njerëz të mirë, të ketë burime dhe njerëz që duan të punojnë. Berisha shantazhon këdo që ka mendim ndryshe se do përjashtohet dhe do shpallet tradhtar. 

 

Unë e di që në PD ka njerëz që e konsiderojnë të turpshme atë që ka ndodhur, mirëpo nuk kanë fuqinë e duhur për ta ndaluar Sali Berishën në këtë rrugëtim të vetin. Nuk është diçka e mirë që të neutralizohet arma kundër Edi Ramës, që mund të ishte Partia Demokratike. 

 

Shqipëria ka nevojë për një opozitë e cila nuk dyshohet se pasurohet prej Edi Ramës. Me sjelljen e tij Berisha po mbjell te njerëzit bindjen se opozitarizmin në Shqipëri e ka kapur Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy