Prokuroria Speciale i ka dërguar një thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t'u paraqitur më 16 dhjetor.
Pedagogu Marsid Gupi mendon që pas kësaj lëvizje qëndrojnë amerikanët dhe nuk është rastësi që kjo kryhet para zgjedhjeve të shkurtit.
“Ajo që dyshohet është shpërdorimi në fonde. Është gati e njëjta strukturë me SPAK. Në Kosovë është më i madh ndikimi i ndërkombëtarëve. Janë dy çështje, e para një tender me rezervat e shtetit, dhe e dyta për një sasi të madhe gruri gjatë pandemisë. Flitet që Kurti ka bërë lidhjen e kontratës. Në zgjedhjet e fundit mes Trump dhe Biden, Kurti doli hapur në mbështetje të Biden-it dhe u rrëzua nga pushteti. Pozita e Kurtit me ndërkombëtarët s’ka qenë e paqtë, e ka kaluar atë vijën e kuqe. Në shkurt në Kosovë janë zgjedhjet, dhe thirrja e tij si dëshmitar, asgjë s’është rastësi. Edhe fotoja e Osmanit me Musk. Amerikanët po ia bëjnë Kurtit, për shkak të qëndrimeve të tij”.
Sipas tij Kurtit duan t’i rrëzojnë mitin e njeriut të ndershëm dhe të papërfshirë në afera.



