Raportimet e qeverisë mbi integrimin mbeten me pikëpyetje për sa kohë shoqëria civile është jashtë procesit dhe të dhënat përcillen në mënyrë të njëanshme nga ekzekutivi.
Këtë shqetësim përcolli ambasadori i BE, Silvio Gonzato gjatë mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social të Unionit në Tiranë, ku tha se gjithëpërfshirja e organizatave të pavarura sidomos në procesin e integrimit, është një kusht i panegociueshëm, që duhet plotësuar para integrimit final.



