
Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, lidhur me faktin se grupi Alibeaj kërkon negociata me pjesën tjetër të partisë. Analisti deklaroi e ky grup nuk ka asnjë peshë dhe e vetmja arsye përse ata thirren, është fakti që janë deputetë.
Unë mendoj se grupi kundër Berishës duhet të krijojë parti të re dhe të provojë peshën dhe aftësinë e tyre politike. Këta nuk bien dakord me non-gratën, me korrupsionin, etj, atëherë të bëjnë parti dhe të futen në zgjedhje dhe të provojnë peshën e tyre politike. Nëse ky grup do të bashkohet ka vetëm një mënyrë. Ju nuk mund të negocioni. Kur vendos zoti Bardhi ose Alibeaj, si merren vendimet? Cila është kryesia? Në kafe i merrni vendimet ju? Partia është strukturë kolegjiale. Zoti Bardhi ka zgjedhur zotin Alibeaj, deri kur mbaron ky ngarkimi? Keni ndërmend ta formalizoni këtë të ngarkuarin? Kur vjen puna te partia ju nuk jeni asgjë, vetëm individë.
Nga ana e saj, deputetja Çupi tha se ata janë një grup, me ngërçin që e kufizuan axhendën, vetëm me axhendë parlamentare. Sipas saj nuk kanë qenë aktivë në strukturat.
Ky është ngërç, por jo argument që të largohemi nga PD dhe mos ju japim demokratëve shansin të fitojnë bashki. Ky është një ngërç. Ka kërkesa të vazhdueshme të demokratëve për tu bashkuar. Është nevoja që edhe ky grup ka peshën e vetë elektorale. Një grup ka strukturat, pjesa tjetër ka vulën. Ju po na fusni në presion se çfarë do të diskutoni. Unë flas si pjesë e grupit të PD. Kam bërë thirrje të bashkohemi dhe vijoj të them që duhet të kemi një kandidaturë për zgjedhjet.



