Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ndan mendimin se Sali Berisha nuk ka hallin të përmirësojë sistemin, pasi do të përfitojë nesër vetë, duke shprehur bindje se janë si partnerë, si një lloj karteli.
Ai denoncoi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se në Shqipëri rritet punësimi vetëm në zyra, ndërkohë që na duhen më shumë mësues se sa punonjës në zyra.
Në këtë linjë Qori tha se u duhet të rekrutojnë ca njerëz për klikim në fushatë.
Në vend ti gjesh njeriun punës, i gjen punën njeriun. Kam përshtypjen se administrata është e keqformuar, ne kemi më shumë nevojë për punonjës publik që kanë një impakt shumë të mirë në komunitet, ndërkohë që shtojmë nëpunësit e zyrave.
Unë do vazhdoja dhe sikur të merrja 50 vota me të njëjtin intensitet. Por ky besim na jep vullnet për të vazhduar më tej, ne këta njerëz nuk mund ti lëmë në mes.
Unë prej këtij momenti do fle më pak, do i bie kryq e tërthorë Shqipërisë, duam të ngremë struktura qytetare, politike, shoqërore, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme këta 14 mijë vetë të shumëfishohen.
14 mijë votuesit e Lëvizjes Bashkë kanë shkuar me krenari dhe besim, ndërsa të tjerët me këmbën zvarrë.
Ai shtoi se nënën arriti që ta bindë për alternativën e tij, ndërsa të atin jo.
Qori tha se Lëvizjen Bashkë e sheh si një mundësi potenciale për të vazhduar, dhe se tashmë e ka një bazë dhe se nuk lexon vetëm votat, por se në rrugë ka 15-20 veta në ditë që e inkurajojnë të vazhdojë.
Nuk është një votë pasive e tipit, s’kishim kë të votonim dhe ta dhamë ty. Kjo më jep shpresë që të vazhdojmë shumë herë më të vendosur, me më shumë guxim.
Vëmendja mediatike ndaj meje është bërë më e madhe këto kohë. Një pjesë e ftesave vazhdojnë të jenë hileqare, se në një pjesë të programeve, ka qëndrime agresive.



