Politologu Ilir Kalemaj, për miratimin nga Kuvendi me konsensus nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike të Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, thotë se çdo sistem zgjedhor dhe procedurë votimi, lë vende dhe hapësira për manipulim, i cili varet nga vullneti politik.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se mazhoranca nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën që të bëjë një reformë zgjedhore për të krijuar kushte të barabarta loje.
Ne kemi bërë shumë reforma zgjedhore, kemi bërë shumë ndryshime të Kodit Zgjedhor, por edhe ndryshime kushtetuese të cilat janë shumë të rralla dhe në vendet me demokraci të konsoliduar. Në Shqipëri është bërë kollaj me bashkim kartonësh.
Kur vjen puna te procesi zgjedhor, palët duhet të kishin rënë dakord për disa parime bazë.
Mazhoranca nuk ka as vullnetin as dëshirën që të bëjë një reformë për të krijuar kushte të barabarta loje. Mazhoranca ka gurin dhe arrën në dorë, janë 8-9 mandate të përfituara në mënyrë ilegjitime.
Ne kemi një deformim të vullnetit të votuesit. Mungesa e arbitrave, institucioneve të pavarura, e bëjnë lojën të pabarabartë qysh në start.



