
Deputetja e PD-së, Ilda Dhori në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se pavarësisht investimit dhe përpjekjes për të fituar Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit, ajo ka për të mbetur blu.
Dhori u shpreh se Shkodra është një nga qytete që i ka shpëtuar betonizmit të Ramës dhe ajo për të cilën ka nevojë janë investimet e domosdoshme. Sipas saj e patolerushme mbeten kërcënimet e kryeministrit Rama.
Rama ka kohë që e ka vënë Shkodrën në shënjestër por nuk besoj se do ndryshojë gjë sepse Shkodra do të mbesë blu. Ajo që shoh unë si një investim të Ramës për të marrë Shkodrën është marrja e deputetit të Partisë së Lirisë Agron Çela që ka marrë dhe një numër të madh votash, dhe dukshëm që Rama është investuar për të fituar Shkodrën, po bën përpjekje por që ka disa muaj që Rama e ka futur në objektivat e tij Shkodrën por megjithatë them se nuk do t’ia arrijë. Shkodra patjetër që mund të jetë nga ato qytete që i kanë shpëtuar betonit të Ramës, mbetet e bukur dhe ka nevojë për investimet që janë të domosdoshme dhe them se kërcënimet e Ramës do ti kthehen në bumerang sepse kryeministri nuk mund të kërcënojë që qytetarët të zgjedhin në gjendje të lirë. I bëj thirrje qytetarëve që të votojnë të lirë për drejtuesin e bashkive të tyre dhe zhvillimin e vendit.



