Nisma ‘Thurje’ kallëzim në SPAK për koncesionin e Portit të Vlorës, Soko; Procedurat në kundërshtim me ligjin

Nisma ‘Thurje’ kallëzim në SPAK për koncesionin e Portit të Vlorës, Soko; Procedurat në kundërshtim me ligjin

Nisma “Thurje” ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për koncesionin e Portit të Vlorës, duke kërkuar hetimin e dy ministrave.

Lidhur me këtë në një deklaratë për mediat Pano Soko u shpreh se qeveria është duke vijuar procedurat në shkelje të ligjit. Sipas tij, një tjetër pikë është dhe ajo e ndryshimit të aksionerëve për të cilën duhet të hetojë SPAK.

Në vitin 2021 qeveria shqiptare shpall koncesionin për Portin e Vlorës i cili ishte një bashkim që kishin marrë pjesë në garë ku numërohen tre konkurrentë dhe u zgjodh një prej tyre. Kur po zgjidhej fituesi Rama del dhe thotë se koncesioni i portit të Vlorës nuk është me fitim dhe ne do i akordojmë në kontratë qiraje. Tani pikëpyetjet këtu janë disa, nëse nuk kanë qenë me fitim atëherë pse do të kishte konkurrencë. E dyta nëse vërtet koncesioni s’del me fitim dhe aty kanë marrë pjesë në garë kompani çfarë ato kanë ditur që insistuan për të marrë pjesë dhe më e rëndësishmja në momentin që kemi ndërhyrje koncensionale duhet të hartohet një e re.

Ne kemi modelin ‘Shqipëria një euro’ që iu bashkua koncesionit të portit të Vlorës do duhej që ta kishte rrëzuar të gjithë këtë koncesionin dhe ta bënte procedurën të gjithë nga e para, por qeveria shqiptare vendosi të vazhdonte procedurën duke i dhënë fituesit dhe një kontratë qeraje kjo në kundërshtim me ligjin. Kjo është pika e parë dhe e dyta është ndryshimi i aksionerëve qoftë aksionerëve në portin e Vlorës dhe ndryshimi i tyre dyshojmë se është krijuar në atë modelin që futen sa për të krijuar modelet dhe më pas largohen, për këtë duhet të hetojë SPAK. Thurja është e vendosur të vazhdojë të gjithë stafetën e denoncimeve që ne kemi bërë. Nisma Thurje është duke i marrë seriozisht të gjitha denoncimet që vijnë në adresën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy