Avokatja e Popullit me Misionin e Venecias: Tejzgjatja e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e pajustifikueshme

Avokatja e Popullit me Misionin e Venecias: Tejzgjatja e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e pajustifikueshme

Delegacioni i Komisionit të Venecias vizitoi sot institucionin e Avokatit të Popullit ku u prit nga Avokatja Erinda Ballanca dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.

Vizita e Komisionit të Venecias vjen në kuadrin e misionit faktmbledhës në lidhje me kërkesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë e më pas edhe nga Presidenti i Republikës për disa aspekte të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga delegacioni në lidhje me objektin e misionit të tyre.

Ajo shprehu pikëpamjet e saj në lidhje me këtë çështje me opinionet që u mbajtën shënim nga ekipi faktmbledhës.

“Institucioni i Avokatit të Popullit çmon se tejzgjatja e mungesës së institucioneve të rëndësishme për Shqipërinë, siç është edhe Gjykata Kushtetuese, është e pajustifikueshme, megjithatë respektimi korrekt i rregullave dhe ligjeve në ngritjen e këtyre institucioneve është thelbësor për të garantuar që këto ngrehina institucionale të kenë themele të fortë, të shëndetshëm dhe të pakontestueshëm. Kjo është mënyra e vetme për rikthimin e besimit të publikut te institucionet e drejtësisë në veçanti dhe autoriteti shtetëror në përgjithësi”, tha Balanca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy