Aksidenti në Durrës/ Braçe: Vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor. Berisha: Të ‘fortët e lagjes’ janë patronazhistë

Aksidenti në Durrës/ Braçe: Vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor. Berisha: Të ‘fortët e lagjes’ janë patronazhistë

Seanca plenare e kësaj të hëne u hap me një minutë heshtje në nderim të dy të miturve, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në Durrës, pasi u përplasën nga një automjet i drejtuar nga një shofer i dehur. 

 

Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike dhe thirrje për ndryshime të menjëhershme në legjislacion.

 

Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi rishikim rrënjësor të Kodit Penal dhe atij Rrugor, duke e cilësuar ngjarjen si “vrasje me dashje” dhe jo aksident.

 

Një i dehur hyn në rrugë për të vrarë me dashje”, u shpreh ai, duke shtuar se ligji aktual, sipas tij, “e normalizon” këtë fenomen dhe lejon autorët të shmangin ndëshkimin e merituar.

 

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri thirrje për reflektim të përbashkët politik dhe reagim të shpejtë institucional.

 

Ngjarja na kërkon të kuptojmë si zbatohen ligjet tona… përgjigja duhet të jetë e menjëhershme”, tha ai, ndërsa theksoi nevojën që “të fortët e lagjeve” të kontrollohen dhe të mos lejohen të kenë patentë.

 

Debati u përshkallëzua me reagimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili akuzoi mazhorancën se mbron individë me precedentë.

 

Të fortët janë patronazhistë që terrorizojnë qytetarët… ai duhej arrestuar 10 herë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se këta individë, sipas tij, “kanë bërë zap policinë”.

 

Ngjarja e rëndë në Durrës ka rikthyer në fokus debatet mbi sigurinë rrugore, zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa presioni për ndryshime ligjore dhe masa konkrete pritet të rritet në ditët në vijim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy