Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se duhet të kemi një qeveri hije sa më shpejt që te jetë e mundur që edhe njerëzit të krijojnë një ide se kush do i përfaqësojë tezat e anti-korrupsionit dhe taskës së sheshtë që trumbetohen nga opozita.
Po ashtu Kalemaj bëri një identikit se si duhet të jetë kryeministri në hije i propozuar nga opozita.
A duhet të kemi një qeveri hije? Natyrisht që po, sa më parë aq më mirë sepse edhe njerëzit krijojnë një përfytyrim se kush do i përfaqësojë këto teza elektorale si anti-korrupsioni apo taksa e sheshtë.
Dhe e dyta kush do jetë personi që do të jetë kryeministri hije apo personi që do të votohet nga shqiptarët për të qenë kryeministër nga radhët e opozitës.
I kam dëgjuar këto teza që mund të vijë një person nga jashtë vendit, dikush me mbështetje të fortë euroatlantike, por jam pak skeptik sepse s’mund të vijë një person krejtësisht i panjohur për opinionin publik siç erdhi Basha në 2005, por Basha ishte tjetër kontekst.
Nuk mund të presësh të vijë një nga jashtë edhe aq më tepër nëse pjesë e kabinetit do të jenë njerëz krejtësisht të rinj, të panjohur dhe të ndodhi çudia brenda 24 orëve.
Mendoj që do të jetë një ndërthurje e ekspertizës teknike, formimit akademik me formimin politik që ka një pjesë tjetër. Kjo ndërthurje do të bënte të mundur një përfaqësim sa më të gjerë qoftë elektoratit vendas qoftë të Diasporës.
Pastaj kush mund të ishte në kryer të kësaj do ishte një operator politik, dikush që e njeh politikën, por i pakonsumuar në postet ministrore apo si deputet karriere, se këta janë persona që kanë pësuar një farë konsumi politik.



