Shehu: Kosova është nën agresion, miratoni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb

Shehu: Kosova është nën agresion, miratoni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e sotme tw Kuvendit tw Shqipërisë ka përsëritur kërkesën e tij për miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Para deputetëve, ai u shpreh se në kundërshtim me procedurën parlamentare prej më shumë se një viti nuk është futur në diskutim pranimi apo jo i kërkesës së një grupi deputetësh.

Ai theksoi se “Kosova është nën agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç”.

Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës në këtë parlament prej një kohe shumë të gjatë. Kjo na bën të mblidhemi këtu sikur të jetë parlamenti i Marsit apo i Jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar.

Në përputhje me rregulloren në një grup deputetësh kemi paraqitur  prej një vit e ca një kërkesë për mocion me debat dhe rezolutë ndaj gjenocidit serb në Kosovë në vitet 90.

Në shkelje të plotë të rregullores akoma nuk është futur në diskutim pranimi apo mos pranimi.

Realisht, sot kur ngjarjet kanë precipituar në një ngjarje të rrezikshme, kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës e gjenocidit në Kosovë sot veshin petkun e qengjit dhe anatemojnë Kosovën në heshtim. Ne nuk kemi as guximin për të kaluar atë rezolutë që dënon gjenocidin serb.

Pa dënuar atë, pa e njohur atë ne nuk kemi të drejtë te flasim dhe nuk kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi. Nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid.

Njohja e gjenocideve është themeli i paqes së mëtejshme

Parlamenti shqiptar nuk e kalon atë rezolutë, pse? Sepse mërzitet Vuçiç.

Ne heshtim në kundërshtim të plotë me procedurën dhe me detyrimet tona si shqiptare, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë gjenocid. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy