
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot propozimet e PD për reformën zgjedhore.
Gjashtë propozimet e tij shtrihen nga zgjedhja e presidentit deri te barazia e votës.
Kryedemokrati u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca.
Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.
Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK.
E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.
Qëndrimi i Bashës mbetet i njëjtë mbi ndryshimet që propozon në Kodin Zgjedhor. Listat e hapura dhe vetting-u i politikanëve, sipas tij, janë pikat themelore të reformës së propozuar.
Shqipëria një zonë elektorale si Kosova si vende të BE, natyrisht të hapur për të diskutuar dhe ndarjen në dy tre zona elektorale. Rëndësi të ketë barazi të votes.
Në arkitekturën e kodit zgjedhor falë insistimit tonë pas problemeve të përsëritura dhe që vazhdojnë të përsëriten, rezulton votimi elektronik i paraprirë nga identifikimi elektronik dhe i mbyllur nga numërimi elektronik. Hackerimi i sistemeve elektronike problematikë globale ndaj me insistimin tonë këto sisteme janë të pavarura.
Në fjalën e tij, Basha shtoi se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.
Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare.



