Nga marrë veshja e 17-18 majit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha është larguar një tjetër drejtor, por kësaj here ai është në radhët e LSI.
Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Arjan Bylykbashit në postin e drejtorit të ri teknik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Ilirjan Muhon e propozuar nga LSI.
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama firmosi edhe emrin e Ibrahim Morinës në postin e drejtorit te ALUIZNI-t duke zevendesuar keshtu Artan Lamen.
Gjatë javës së kaluar, Rama refuzoi emrat e Arjan Hoxhës dhe Benard Çaushit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve si edhe emrin e Haki Mustafës në postin e drejtorit të OSHEE.
Arjan Bylykbashi para vitit 2013 ka mbajtur detyrën e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit në Tiranë.



