Bypassi-i Shkodrës përplas Ramën me Berishën në Kuvend

Bypassi-i Shkodrës përplas Ramën me Berishën në Kuvend

Bypassi i Shkodrës u bë shkak për debat mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha gjatë diskutimit sot në Parlament. Rama tha se për bypassin e Shkodrës, një projekt i qeverisë “Berisha”, sot nuk janë dakord as vetë demokratët. “Ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët atë bypass-in e Bunës që ka ngritur tërë demokratët me në krye Voltana Ademin. Ata kërkojnë të ndryshohet projekti”, tha Rama.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha e akuzoi Ramën se një ndryshim i projektit do të kishte shkak vetëm dëshirën për të abuzuar me fonde të tjera. Berisha tha se bypassi i Shkodrës u projektua me konsulencën e tre ekspertëve më të mirë të Europës në fushën e menaxhimit të ujërave.

“Gjatë mandateve të qeverisë tonë, Shkodra u përmbyt 3 herë. Në njërën prej tyre po shkonte drejt apokaliptikes, ujërat arritën në qytet deri në 2 m lartësi. Nuk u hapën digat. Digat e shpëtuan Shkodrën. Ajo u përmbyt nga liqeni që mblidhte 9 mijë metër kub në sekondë nga alpet e Malit të Zi. Liqenet e Fierzës e mbrojtën. Po të hapeshin portat, Shkodra do të njihte një gjëmë të madhe. Por falë kryetarit të bashkisë, Shkodra nuk pati asnjë viktimë. Janë marrë në Shqipëri 3 grupe më të shquarat për ujërat. Holanda, Britania dhe Italia sollën ekspertët më të mirë. Ka konkluzione aty. Thuhet se dy ishin jetike: ndërtimi i asaj që ti i thua digë dhe i ndërpreve financimin si kusht për të mbrojtur Shkodrën nga liqeni. Bypassi dhe vetëm ai mund të ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur nga përmbytja nga liqeni dhe nga fryrja e Bunës. Ti ndërpreve financimin për të. Bypassi i Shkodrës shkon nga 40-60 milionë euro. Ai u shndërrua në digë sepse ky ishte sugjerimi më i fuqishëm për të mbrojtur Shkodrën. Mos e ndërto, riprogramoje për të vjedhur, por ta dish se Shkodra është më në rrezik se çdo qytet tjetër në Ballkan”, tha Berisha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy