
Gazetari Mentor Kikia deklaroi në MCN Live se nëse SPAK do t’i shkëputet ndikimit të politikës, duhet ta nisë duke vrarë qetësinë që kanë pushtetarët për të vjedhur pa patur frikë.
Lidhur me Portin Turistik të Durrësit, Kikia tha se kemi të bëjmë me një aferë pa pikën e dyshimit, pasi nuk dihet ende kush zotëron 60 për qind të investimeve.
Lidhjet e politikës me krimin janë dëshmuar dhe faktuar më herët. Më përpara politika merrte ryshfet nga krimi për të përfituara lehtësira. Krimi rriti pretendimet dhe hyri vet në Parlament. Përfaqësues të botës së krimit u shndërruan në ligjvënës. Kriminalizimi dhe korruptimi i ligjvënësit është hallka e fundit të korruptimit të një vendi. Lidhjet e politikës me krimin janë bërë gjithmonë e më flagrante, sepse palët kanë nevojë për paratë e krimit, forcën e krimit, frikën që prodhojnë pasi iu duhen votat. Politika ka ndarë edhe kriminelët. Incidentet në proceset zgjedhore, s’janë vetëm sherre ordinere, por janë dora e politikës që konfliktohet brenda këtij komuniteti. Ndryshimi nuk vjen nga fundi. Fundi duhet të fillojë nga koka, ky që i komandon, ky që i drejton duhet të futet brenda. Duam s’duam rikthehemi te shpresa e vetme SPAK-u. Deri më tani kanë bërë punën e një organi Prokurorie, nuk kanë bërë gjë të madhe. Nëse ndërkombëtarët do vendosin veton që njerëzit që komandojnë bandat të mos komandojnë drejtësinë atëherë...E realizuar është kur prokurorët të mos influencohen politikisht. Prokurorët e SPAK-ut s’janë ata që kanë mesataren më të lartë në shkollë, por duhet të jenë të guximshëm, idealistë, të mos jenë vegla të tyre. Kanë një detyrë të madhe atdhetare dhe patriotike, sepse një nga arsyet pse është vrarë shpresa në këtë vend është se nuk ka shpresë. SPAK-u ka në dorë të bëjë këtë gjënë. Nëse do t’i shkëputen ndikimit të politikës për të filluar të vrasin qetësinë që kanë pushtetarët për të vjedhur pa patur frikë...”
Teksa u ndal te projekti i Portit Turistik të Durrësit dhe reagimet e Ramës në Kuvend, Kikia tha:
Ajo është përgjigjja më e mirë kur do t’i shmangesh përgjigjes. Kur do t’u shmangësh akuzave, gjej një barcaletë dhe tregojë dhe Rama këtë e bën shumë mirë. Fakti që u nxitua kaq shumë, që nuk bëhet transparencë mbi mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të atij aseti të madh publik, tregon që ka një arsye madhore, një gjë që fshihet. Porti i Durrësit as shitet, as jepet me koncesion, dhurohet. Nëse do ishte shitur, do vinte një sipërmarrës do ta blinte, do vinin kaq para dhe do ndërtohej një port i ri. Do bëhet një lagje me apartamente, hotele, do jetë edhe një port jahtesh, dhe pjesa tjetër që mbetet....jo po do vijë NATO. Porti ushtarak është ushtarak, nuk është tregtar. Porti i Durrësit është një aferë pa pikën e dyshimit. Sepse mbetet pa u zbuluar kush zotëron 60 për qind të paketës së investimeve, dhe këtu është hileja”.



