
Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, shtrënguan duart mbrëmjen e së martës në debatin e vetëm të kandidatëve për postin e nënpresidentit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 5 nëntorit.
Faktin se kush u tregua më fitimtarë, gazetari Nikolla Kedhi, në një komunikim për “MCN informacion” e sheh dominant në debat, republikanin JD Vance, i cili sipas tij, shprehu ‘trumpizmin’ më mirë se Trump.
Padyshim, që republikani Vance doli fitues i këtij debati.
Ishte e qartë e shprehur edhe nga mediat e majta, doli si një kandidat i artikuluar, një kandidat që e shprehu ‘trumpizmin’ edhe me mirë se Trump, i dha një ndihmesë shumë të madhe presidentit Trump dhe tërë fushatës së tij, më artikulimin dhe përballjen e tij dhe me mënyrën se si i përgjigjen guvernatorin Walz, dhe u tregua i zgjuar edhe sepse u mundua që të mos debatonte direkt dhe të sulmonte direkt Walz, por ta kthente Walz kundër zvpresidentes Kamala, duke u përpjekur të behte diversion mes të dyve,.
Nuk ka dyshim që fitoi republikani në këtë debat.
Për gazetarin Kedhi, demokrati Walz, në këtë debat u tregua më pak i përgatitur edhe për politikat dhe ligjet që vet i kanë firmosur.
Guvernatori Walz nuk dinte shume prej gjërave, as ligjin për abortin që ka firmosur vetë, që e aprovon abortin deri pas lindjes. Kështu që mu duk herë pas here edhe i papërgatitur, për faktin se mbronte gjëra që janë të pambrojtura.
Mes te dyve, them se fitoi senatori Vance, jo vete për politikat që ishte më i përgatitur dhe më i artikuluar por dhe për shkak të mënyrës se si u komportua në favor me debatin.



