Doda: Përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente, palët duhet të ulen për të zgjidhur krizën

Doda: Përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente, palët duhet të ulen për të zgjidhur krizën

Kryetarja e grupit të PDIU-së, Mesila Doda deklaroi pas mbledhjes së tryezës së thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, se do të ishte e udhëz që në këtë mbledhje të ishte opozita dhe se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente.

Sipas saj, palët duhet të kenë minimumin e garancive të nevojshme.

"Do të ishte shumë më mirë që të ishte një tryezë e instaluar në Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e krizës dhe për të gjitha mundësitë që të marrin pjesë të gjitha forcat politike.

U diskutua për një paketë për rritjen e garancive dhe përmirësimit e infrastrukturës zgjedhore, për kontrollin e financave të partive politike, dekriminalizimin. Sigurisht do të ishte e udhës të ishte edhe PD në çështje kaq të rëndësishme.

Mendoj se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente. Nuk ka mundësi të vazhdojë sistemi stalinist ku njerëzit votojnë dhe dy partitë numërojnë. Palët të paktën duhet të kenë minimumin e garancisë që siç e thamë nuk jemi në nivelin e normalitetit.

Besoj se do të ketë edhe një tryezë tjetër dhe votat janë. Sigurisht nuk është një situatë normale kur opozita nuk është në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që përmirëson sistemin". deklaroi Doda.

Deputetja e PDIU tha se palët duhet të ulen për të zgjidhur krizën për vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy