I vëllai u arrestua për drogë, PD kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

I vëllai u arrestua për drogë, PD kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Partia Demokratike i ka kërkuar sot Fran Tucit, kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit të japë dorëheqjen pasi sipas saj i vëllai i Albert Tucit u arrestua dy ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh kundër kultivimit të drogës në vend.

PD, thotë se dorëheqja e tij është një domosdoshmëri që komuniteti të mos mbahet “peng” nga Rilindja e kriminalizuar.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të këtij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj”, citohet nga deklarata.   

Sipas PD-së, rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në media janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Arben Tuci u arrestua nga Policia me 20 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy