
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, gazetari Sebastian Zonja, i analizon në dy faktorë.

I ftuar në “MCN informacion” Zonja, thotë se kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, kanë përdorur politikën e jashtme për atë të brendshme.
Mund ta quajmë anomali dhe cikël. E quajmë anomali në kuadrin e një lloj logjike ku Tirana zyrtare patronazhin faktorin shqiptarë në Ballkan.
Në anën tjetër kemi një qasje tjetër, ku të gjithë shqiptaret në ish-Jugosllavi kanë pasur si qendër influence politike, Prishtinën. Pra, kemi dy qendra të faktorin politik shqiptarë në Ballkan, Tirana dhe Prishtina.
Nëse ne shohim një kryeministër si Edi Rama që do të duket dhe përdor politikën e jashtëm, si te brendshme atëherë edhe Kurti përdor politikën e jashtme si të brendshme.
Politika e jashtme me te brendshmen nuk ndahen në shumë vende të ndryshme.
Përdorimi i Kosovës nga Rama në tema ndërkombëtare duke dhënë oferta të pakërkuara që Prishtina nuk i kishte kërkuar, sa i përket asosacionit që jep propozime të pakërkuar që Prishtina duhet ti zgjidh vet.
Rama preferon të përdor këtë strategji politike, pra, politiken e jashtme e përdor për çështje të brendshme.
Ajo që shoh unë është se Kurti ka bërë çmos t’ja heq nga dora përdorimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, kryeministrit z.Rama dhe thotë për Kosovën jam unë që flas.
Të dy kryeministrat kanë marrëdhënie të ftohtë mes tyre.



