
Hapja e listave për Astrit Patozin është një ogur i mirë për të ardhmen. Përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Patozi u shpreh se ka shumë rezerva lidhur me drejtësinë në Shqipëri, por theksoi se drejtësia me gjithë çalamanllëkun e vet dhe defektet e veta është gjë e mirë.
“Vendimi për hapjen e listave vjen si ogur i mirë për të ardhmen. Në Shqipëri drejtësia me gjithë çalamanllëkun e vet dhe defektet e veta është gjë e mirë. Mungesa e GJK për dy vjet paska qenë më keq se sa një gjykatë me gjithë problematikën e vet. Unë kam shumë rezerva edhe për trupën e GJK. Është njësoj si për reformën në drejtësi, të gjithë kundërshtarët mund të kenë të drejtë kur e atakojnë, por unë them më mirë një reformë me cene se sa të mos kishim reformë fare”, tha ai.



