Mblidhet sot Kuvendi, votohet anëtarësia e Komisioneve

Mblidhet sot Kuvendi, votohet anëtarësia e Komisioneve

Sot, në orën 10:00, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë.

Pika kryesore e rendit të ditës ka të bëj me plotësimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme parlamentare, me deputetët nga të gjitha palët, pjesë e parlamentit.

Pikërisht mbi përbërjen e këtyre anëtarësive, gjatë seancës së parë, ka pasur edhe një diskutim ndërmjet pozitës dhe opozitës, ku sipas pretendimeve të shumicës, Partia Demokratike kishte vendosur të njëjtin deputet në më shumë se një komision.

Një ftesë është bërë për demokratët që një deputet të mos jetë pjesë e më shumë se një komisioni.

Ndërkaq, në seancën e parë plenare, u zgjodhën edhe krerët e komisioneve, ku dy do të jenë nga radhët e opozitës.

Nga maxhoranca, e cila përbëhet nga PS-ja, Nasip Naço është propozuar si kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Klotilda Ferhati, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Mimi Kodheli do të jetë kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Eduart Shalsi do të kryesojë Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Arben Pëllumbi, Komision e Veprimtarisë Prodhuese. Ndërsa Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë.

Petro Koçi do të jetë nënkryetar i Komisionit të Mediave. Ndërsa, Etilda Gjonaj do të jetë nënkryetare e Komisionit të Integrimit Evropian.

Ndërkaq, nga opozita, kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian do të jetë Jorida Tabaku.

Albana Vokshi do të jetë në krye të Komisionit për Shëndetësinë. Ndërsa kreu i Komisionit për Edukimin dhe Median do të jetë Agron Gjekmarkaj.

Poashtu në seancës e rradhë së ditës së sotme do të prezantohet projektvendimi “Për caktimin e anëtareve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Gjithashtu do të shqyrtohet draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 – 5 nëntor 2021.

Nga ana tjetër, në rend dite do të jetë shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 – 15 tetor 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy