Salianji: Listat e Hapura dhe koalicionet i nxë fleta votimit, por nuk ia mban Ramës

Salianji: Listat e Hapura dhe koalicionet i nxë fleta votimit, por nuk ia mban Ramës

Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, me anë të dy statuseve në rrjetet sociale ka treguar se përse Edi Ramës nuk ia mban të hyjnë në zgjedhje me koalicione parazgjedhore, një detaj që pritet të ndryshojë me ndryshimet kushtetuese që do të miratohen gjatë javës në parlament.

Salianji tregon një foto me fletë votimi ku përfshihen Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore. Ish-deputeti i PD-së thotë se nuk është fleta që si pranon këto dyja bashkë, por është Rama, që nuk ia mban të përballet me opozitën në zgjedhje.

Dy statuset e Salianjit:

Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.

Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!

Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.

Statusi tjetër

Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b….

Ja model flete votimi, kaq e thjeshtë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy