Kryemadhi pas votimit: Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë

Kryemadhi pas votimit: Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31. Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy