Kiduina Zaka, kandidate e PS Lushnjë në listë të mbyllur, tha në “Mcn Informacion” që lista e PS-së në qarkun Fier është më e mira e bërë deri më tani.
Ajo tha që “PS lufton për të marrë mandatin e 10-të në Fier, dhe nuk është larg mandatit të 11-të”.
“Jam rritur në radhët e PS, në mënyrën si funksionon dhe si është e organizuar si parti. Jam e familjarizuar me mënyrën si PS punon. Të jep një lloj sigurie në drejtimin e funksionimit të strukturës. Njeh një pjesë të komunitetit, të problematikave.
Të gjithë qytetarët e Lushnjës dhe Fierit kanë një listë me shumë alternativa, që është më e mira e bërë ndonjëherë në qarkun Fier. Figurat e reja politike pritet të sjellin një frymë te re, fryma e fushatës do jetë më rinore dhe miqësore. Fakti që jam në listë të mbyllur s’do të thotë që e kam kryer punën time. Mënyra si do ta vazhdojmë fushatën do jetë njësoj, sepse jemi për të njëjtin qëllim”.



