KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të balotazhit të mbajtur më 14 nëntor.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara që KQZ-ja t’i shpallë rezultatet përfundimtare, me përjashtim të komunës së Dragashit.

“Gjatë ditës së sotme KQZ-ja ka pranuar informata nga QNR-ja që mund t’i shpallë rezultatet me përjashtim të Dragashit. KQZ-ja do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë në këtë rast”, ka thënë Radoniqi.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, këta janë kryetarët e rinj të 20 komunave të balotazhit.

Komunën e Prishtinës në garë me kundër kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje e ka fituar Përparim Rama nga LDK me 50,98 për qind të votave.

Në Gjakovë ka fituar Ardian Gjini nga AAK me 55,9 për qind të votave, në komunën e Drenasit fitues ka dalur të jetë Ramiz Lladrovci  nga PDK me 54,16 për qind të votave.

Komunën e Gjilanit, kryetar për mandatin katër vjeçar do të jetë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosj me 51,10 për qind të votave.

Në Istog do të udhëheq Ilir Ferati nga LDK, në balotazhin e mbajtur ai ka marrë 56,16 për qind të votave.

Komuna e Kaçanikut do të udhëhiqet nga Besim Ilazi nga PDK i cili morri 53,91 për qind të votave, ndërsa Fushë Kosova do të udhëhiqet nga Burim Berisha nga LDK-ja me 65,45 për qind të votave.

Zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në Komunën e Klinës, Zenun Elezaj nga AAK ka marrë 55,16 për qind, kështu duke fituar edhe një mandat tjetër në këtë komunë.

Komuna e Kaçanikut do të udhëhiqet nga Besim Ilazi nga PDK i cili morri 53,91 për qind të votave, ndërsa Fushë Kosova do të udhëhiqet nga Burim Berisha nga LDK-ja me 65,45 për qind të votave.

Në Komunën e Klinës, Zenun Elezaj nga AAK ka marrë 55,16 për qind, kështu duke fituar edhe një mandat tjetër në këtë komunë.

Në Kamenicë, fitues ka dalur të jetë Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje me 53.34 për qind të votave.

Obliqin e ka fituar Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq me 63 për qind të votave.

Ndërkaq, në Rahovec edhe në një mandat tjetër në krye të kësaj komune do të jetë Smajl Latifi (AAK) me 65,19 për qind të votave.

Në Podujevë ka fituar Shpejtim Bulliqi nga LVV me 52,06 për qind të votave.

Fitues në komunën e Prizrenit ka dalur të jetë Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës me 50.93 për qind të votave.

Në Shtime ka fituar Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje me 50,67 për qind të votave.

Komunën e Vitisë e ka marrë Sokol Haliti nga LDK me 51,44 për qind të votave.

Në Vushtrri ka fituar Ferit Idrizi nga PDK me 53,19 për qind të votave.

Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati nga Nisma me 53,10 për qind të votave.

Në Junik ka fituar Ruzhdi Shehu nga LDK me 53,80 për qind të votave.

Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi ka fituar komunën e Mamushës me 63,19 për qind të votave.

E në Kllokot ka fituar Lista Serbe në krye me Vladan Bogdanoviç i cili ka marrë 55,12 për qind të votave.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që fletëvotimet e anuluara të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 nëntor.

 KQZ  tha se kandidatët mund të paraqesin ankesa në PZAP brenda 24 orësh lidhur më këto rezultate të shpallura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy