Në 33-vjetorin e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se 20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Ai deklaroi se ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë.
Pothuajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi.
Në fakt 20 shkurti ka një simbolikë të madhe që shkon përtej Partisë Demokratike, një simbolikë e cila pret të zbërthehet akoma nga studiuesit të huaj, pse jo dhe shqiptarë.
Ndaj dhe e mirëpres dhe inkurajoj këtë aktivitet dhe të tillë si ai për të filluar për ta zhveshur dhe çmitizuar 20 shkurtin dhe datat të ngjashme me 20 shkurtin dhe për t’i dhënë vendin që i takon objektivisht në histori.
Jo vendi që i caktojnë interesa të momentit politik. Për një kohë të gjatë, Partia Demokratike dhe 20 shkurti kanë qenë të pandarë për një shkak të vetëm.
Sepse për ne vrasja e frikës simbolizohej nga kjo datë dhe kjo datë simbolizonte përmes vrasjes së frikës edhe rolin vendimtar të njerëzve në shkallmimin e imazhit të frikës siç ishte shtatorja e Enver Hoxhës në mes të sheshit qendror të kryeqytetit.
Por, kurrë nuk u ndalëm të analizojmë se cilat ishin shkaqet e kësaj frike dhe nëse bashkë me shtatoren i rrëzuam këto shkaqe njëherë e përgjithmonë.
Nuk ka njeri në këtë sallë apo jashtë kësaj salle të mos jetë në gjendje të artikulojë shkaqet e frikës. 2024, 33 vite më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten të pacenuara, e kam fjalën për procesin e lustracionit.
Dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë.
PD ka dërguar prej kohësh në Kuvend një propozim që synon lustracioni pra hapjen e plotë të dosjeve.
Hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33 vjeçar i PD.



