
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirolsav Lajçak.
Ai ka shtuar se në këto dy javë të fundit është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.
Dy javët e fundit kanë qenë sa produktive me vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris.
Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara.
Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor.
Pres me padurim periudhën e ardhshme.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, më 24 tetor zhvilluan takimin e radhës në procesin e dialogut.
Pas këtij takimi Lajçak kishte bërë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
Ndërkaq kujtojmë se udhëheqësit politikë të negociatave, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023.



