
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, në fjalën e saj gjatë konferencës e sotme për sigurinë e kibernetike, deklaroi se sulmet me të cilat u përball Shqipëria shkaktuan mjaft dëm.
Por sipas ambasadores, sulme të tilla nxorën në pah edhe partnerët që i qëndrojnë në krahë Shqipërisë.
Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Izraeli i erdhën në ndihmë Shqipërisë, për të përmirësuar sistemet dhe për t’u mbrojtur nga sulmet.
Ashtu si SHBA dhe Bashkimi Europian solli ekipet e saj të mbrojtjes kibernetike, duke qenë se BE është lider në këtë fushë.
Është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht zbatimin e strategjisë për sigurinë kibernetike.
Sipas saj, sulmet kibernetike kanë goditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe disa shtete dhe cilësoi si domosdoshmëri dhe detyrë, nxjerrjen e mësimeve prej tyre për të reaguar sa më fortë.



