Protesta e opozitës/ Reagon ambasadori Borchardt, "i përgjigjen" militantët

Protesta e opozitës/ Reagon ambasadori Borchardt, "i përgjigjen" militantët

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, përmes Ambasadorit Bernd Borchardt, pati një reagim të ashpër mbrëmë për protestën e dhunshme të opozitës.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve.

OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.

Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”– thuhej në reagimin e OSBE.

Në një reagim të dytë më të 'zbutur', ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, shkruante: Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon".

Në përgjigjje të këtyre qëndrimeve, militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë shkuar poshtë shtëpisë kryediplomatit, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju", shkruhet në anglisht në mbishkrimin e lënë me bojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy