Ja projektet që fitoi Shqipëria nga Samiti i Triestes

Ja projektet që fitoi Shqipëria nga Samiti i Triestes

Fokusi i këtij Samiti ishte zona ekonomike rajonale dhe axhenda ekonomike midis vendeve. Procesi i Berlinit, krahas zonës ekonomike rajonale dhe axhendës ekonomike, mbështet të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor edhe me atë që njihet si axhenda e konektivitetit, ose e ndërlidhjes rajonale.

Kjo axhendë ka në përmbajtje një numër projektesh të rëndësisë strategjike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë të lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor me njëra-tjetrën dhe gjithashtu me Bashkimin Europian.

Fokusi është kryesisht në projekte të transportit, por dhe të ndërlidhjes energjetike. Një theks i veçante i është vendosur rishtazi dialogut midis vendeve, por dhe tryezës së Samitit, në lidhje me konektivitetin dixhital dhe tregun dixhital. Procesi i Berlinit ofron për vendet një instrument financues, që është instrumenti i investimit të Ballkanit Perëndimor, në të cilin vendet kanë mundësi të aksesojnë mbështetjen nga Komisioni i Bashkimit Europian me grante dhe në bashkëpunimin me institucione të tjera financiare, siç janë bankat e zhvillimit, me kredi. Në këtë proces, sigurisht që Shqipëria ka qenë një nga vendet më aktive.

Shqipëria ka lëvizur nga vendi i katërt, para dy viteve, në vendin e dytë në vitin 2016-2017, në lidhje me aplikimin dhe thithjen e fondeve që ofron instrumenti i Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë, pas Serbisë, me 36% të fondeve dhe në thirrjen e fundit të instrumentit të Ballkanit Perëndimor, që mbështet përgatitjen me asistencë teknike të disa projekteve të rëndësishme të vendit, Shqipëria u rendit në vendin e parë.

Shqipëria fitoi mbështetje për 4 projekte, për përgatitjen e tyre, të cilat unë do t’i përmend shkurtimisht, si dhe një projekt rajonal, pra, 5 projekte, e ndjekur nga vendi i dytë me dy projekte.

5 projektet, të cilat morën mbështetje nga instrumenti i investimit të Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë për t’u përgatitur janë:

Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit; Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës; Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor; Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit; Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST; Siç e shpjegova, Shqipëria u rendit në këtë thirrje në vendin e parë, me 4 projekte, ose rreth 3.33 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e dytë me dy projekte, e kështu me radhë vendet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy