Autoriteti i Dosjeve deklaratë për të drejtën e informimit për institucionet dhe autoritetet publike/ Formulari

Autoriteti i Dosjeve deklaratë për të drejtën e informimit për institucionet dhe autoritetet publike/ Formulari

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, del me deklaratë lidhur me të drejtën për informim të institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe personave privatë.

Gjithçka bëhet teksa ditëve të fundit po diskutohet gjithnjë e më shumë ndryshimi i ligjit për pastërtinë e figurës.

Autoriteti njofton se u krijon mundësi aksesi te dokumentet dhe u lëshon dokumente institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të parashikuara në ligj, në masën dhe për qëllimet që e lejon ky ligj.

-Institucioni kushtetues dhe autoriteti publik i drejtohet Autoritetit me kërkesë për informim mbi

dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për qëllime të përmbushjes së funksioneve të tij.

-Autoriteti, përpara përgjigjes, kontrollon nëse kërkesa për njoftim, shqyrtim apo dorëzim dokumentesh:

a) përmban një qëllim të lejueshëm përdorimi;

b) është në kuadrin e detyrave të kërkuesit dhe deri në çfarë mase;

c) përdorimi është i domosdoshëm për qëllimin e deklaruar.

-Për kërkesat e paraqitura nga gjykatat, prokuroritë ose Policia Gjyqësore, për efekt të një procedimi penal të regjistruar, Autoriteti kryen verifikimet e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni, dhe, në çdo rast, vepron në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale në fuqi.

-Autoriteti i jep informacionet me shkrim, përveçse kur është e nevojshme një formë tjetër e dhënies së tyre.

-Kur kërkuesi çmon se kërkesa e tij duhet të trajtohet me përparësi, ai argumenton nevojën dhe

urgjencën në kërkesë. Për qëllime të zbatimit të dispozitave të këtij kreu, konsiderohen nevojë urgjente rastet kur:

a) informacioni i kërkuar nevojitet për qëllime rehabilitimi, dëmshpërblimi, shmangieje të cenimit të jetës private apo të dëmit moral ose shkarkimin nga akuza e bashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit;

b) informacioni kërkohet për qëllime të verifikimit të personave, sipas parashikimeve të neneve 29 dhe 30 të këtij ligji;

c) informacioni kërkohet për qëllime të hetimit, ndjekjes penale dhe parandalimit të krimit.

-Kur njoftimi për ekzistencën e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe përmbajtjes së tyre nuk është i mjaftueshëm, Autoriteti u krijon subjekteve të këtij neni mundësinë e njohjes dhe shqyrtimit të dokumenteve.

-Autoriteti i dorëzon dokumentet kur subjektet e këtij neni, në kërkesë, argumentojnë se njoftimet dhe shqyrtimi nuk mjaftojnë. Dokumentet origjinale dorëzohen vetëm kur kjo është e domosdoshme për qëllime të provës në procedimet penale, të regjistruara në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale në fuqi. Dokumentet origjinale të dorëzuara i kthehen menjëherë Autoritetit, sapo nuk nevojiten më për qëllimin e kërkuar. Kur dokumentet përmbajnë të dhëna personale mbi personin, të cilit i referohet kërkesa dhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të treta, zbatohen pikat 4 dhe 5, të nenit 20 të ligjit.

Dokumentet mund të vihen në dispozicion, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar, ndërkohë që më poshtë gjeni edhe formularin që duhet plotësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy