Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste sot do të mbajë një takim me shqiptarët në New York, një rinisje e turit me diasporën “Krenar për Shqipërinë”.
Ky është takimi i parë me diasporën pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ndërtesës ku Rama do të takohet me shqiptarët e New York të cilët kanë organizuar një protestë, teksa me pankarta në duar brohorasin ‘poshtë diktatura’.
Kujtojmë se më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik. Takimi mbahet Porto Palace Hotel, ora 11:00.
Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.



