‘ILDKPKI’, Soko: Nuk funksionon, u krijua për të bërë transparencë për pasurinë e zyrtarëve

‘ILDKPKI’, Soko: Nuk funksionon, u krijua për të bërë transparencë për pasurinë e zyrtarëve

I ftuar në ‘MCN Live’ Pano Soko ka komentuar funksionimin e institucionit të ILDKPKI dhe mungesën e hetimeve ndaj pasurive të zyrtarëve të lartë.

Ai u shpreh se misioni i këtij institucioni ka qenë bërja e transparencës deh se një gjë e tillë mesa duket ka munguar duke nxjerr në pah probleme në procesin e administrimit.

Sipas tij ky institucion duhet të jetë i hapur dhe transparentë me publikun, por deri tani nuk ka asnjë subjekt të denoncuar në SPAK nga ILDKPKI.

Nëse nuk jep informacion Kush është qëllimi i tij se ai ka për qëllim bërjen publike të gjithë informacioneve të pasurive të personave subjekt zyrtarë të lartë, ministra, deputetë të cilët kanë një detyrim ligjor për të bërë publik pasurinë e tyre.

Misioni ka qenë merr të dhënat e pasurive të subjekte dhe bëj publike. Tani nëse ajo nuk realizon këtë mision parësor për çfarë është, çfarë po bënë? Transparenca ka qenë arsyeja për të cilën e ndërtuan, për pasuritë private të personazheve me funksione të larta publike. Këta e kanë marrë përtej pushtetit që kanë dhe nuk bëjnë transparencë, por çfarë duan të fshehin?

Më tej ai shtoi se ky është një zhvillim shqetësues që do vërë në pikëpyetje për drejtimin e institucionit së pari sepse po shkelet një ligj dhe logjikën e institucionit, se ndoshta nuk na duhet fare ILDKPKI.

Ideja është që patjetër që një zgjidhje do të ishte teknologjia, në pjesën e bërjes publike dhe auditit, pjesën e parë mund ta zgjidhim dhe teknologjikisht, çdo subjekt ka një llogari të vetën dhe të dhënat e ngarkuara bëhen publike për publikun. Të gjitha hetimet pasurore që po ndodhin që zbulohen nga prokuroria tregon për një mungesë eficence nga ILDKPKI sepse këtë proces pune kishte ky institucion që çdo deklaratë pune duhet të kontrollohej.

Dhe në një moment kur prokuroria gjenë parregullsi në vijën pasurore të një subjekti të caktuar do të thotë se ILDKPKI nuk e ka bërë punën. Puna duhet bërë që në fillim nga ky institucion pa shkuar te prokuroria por deri tani skam parë ndonjë denoncim të bërë nga SPAK nga ana e ILDKPKI. Duhet parë se kush e ka fajin administrimi apo struktura e institucionit sepse këto të dyja patjetër që do kenë problemet e tyre, por administrimi mendoj se është procesi kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy