Sadushi: Pa vlerësim në kohë, drejtësia rrezikon meritokracinë dhe karrierën e drejtë

Sadushi: Pa vlerësim në kohë, drejtësia rrezikon meritokracinë dhe karrierën e drejtë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku në fokus ishin vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve dhe masat për uljen e çështjeve të prapambetura.

 

Në fjalën e tij, Sadushi theksoi se vlerësimi etik dhe profesional nuk është një procedurë formale, por një mekanizëm thelbësor për garantimin e meritokracisë, zhvillimin e karrierës dhe funksionimin e drejtë të sistemit të drejtësisë.

 

Ai nënvizoi se kryerja në kohë e vlerësimeve ndikon drejtpërdrejt në emërimet, ngritjet në detyrë, transferimet dhe delegimet e magjistratëve. Sipas tij, vonesat në këtë proces nuk janë thjesht çështje administrative, por ndikojnë në plotësimin e vakancave dhe në eficiencën e gjykatave dhe prokurorive, duke vështirësuar gjithashtu uljen e backlog-ut.

 

Sadushi rikujtoi se reforma në drejtësi nuk kishte si qëllim vetëm krijimin e institucioneve të reja, por ndryshimin e mënyrës së vetëqeverisjes, promovimit dhe llogaridhënies në sistem. Ai paralajmëroi se institucionet e reja nuk duhet të përsërisin dobësitë e së kaluarës.

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë evidentoi gjithashtu vonesat në plotësimin e dy vendeve vakante në këtë institucion, duke theksuar se mungesat në trupën gjyqësore ulin kapacitetin vendimmarrës dhe ngadalësojnë ritmin e trajtimit të çështjeve.

 

Në përfundim, Sadushi bëri thirrje që vlerësimi etiko-profesional të trajtohet si prioritet strategjik nga KLGJ dhe KLP, përmes një plani konkret veprimi me afate të qarta, objektiva të matshme dhe raportim periodik publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy