Të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së do të protestojnë sot me një gomone, si një simbol për largimin e shqiptarëve nga vendi me këtë mjet lundrimi. Nga oborri i PD-së ato u shfaqën duke mbajtur mjetin në duar duke u nisur për në bulevard.
Ndërkohë një nga protestuesit deklaroi se ka ditë që qytetarët po presin për protestën e ditës së sotme.
Kemi ditë që presim për të ardhur sot. Dua të pyes ambasadoren, me dy standarde ka ardhur në Shqipëri? Qeverinë do ta rrëzojmë me protesta paqësore.



