Milo: Dosjet e politikanëve shqiptarë janë në duart e…

Milo: Dosjet e politikanëve shqiptarë janë në duart e…

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.

I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Milo tha se shtetet partnere kanë emra të caktuar të politikës shqiptare, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe afera korruptive. “As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale. Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare”, u shpreh Milo.

Sa i takon ngritjes së task-forcës kundër krimit të organizuar me ekspertë të FBI, Milo thotë se kjo strukturë e huaj do ketë rol vendimmarrës në goditjen e elementëve të krimit të organizuar. “Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy