
Për vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin apo shembjen e ndërtimeve pa leje, analisti Aleksandër Çipa thotë se synimi i parë mund të jetë çështja e një efekti elektoral.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se është afishuar arroganca ndërtimore dhe sipas tij, kjo arrogancë ka depresionuar shtresat masive.
Betonizimi është masiv. Kujt i fokusohet? Targetit më të rëndësishëm dhe më arrogant që ka qeveria, që de fakto e merr lejen e ndërtimit për 9 kate dhe e bën 15. Është çështje e raportit abuzant me tolerancën, në kurriz të ligjit dhe reformave.
Ka lidhje me tragetin që mësyjnë zonat bregdetare, ka të bëjë me turizmin elitar. Ka arrogancë të uzurpimit të mjedisit, marrjes së pronave të qytetarëve që shkojnë në pronësinë e adoptuar dhe të vjedhur.
Kjo ka më shumë një efekt paraelektoral, në zgjedhjet vendore do iu rikthehen apoteozave më të rëndësishme. Enti kombëtar i banesave me gjithë rrjetin e bashkive në vend, në mënyrë periodike çdo tre muaj, kalojnë banesa sociale.
Ndërkohë Çipa, e quan një vendim të paralajmëruar më herët, dëbimin e stafit diplomatik të Iranit, pasi më herët ishte shpallur i padëshiruar ambasadori.
Ai sqaroi se rasti i sulmit kibernetik mbi infrastrukturën e shtetit, është i paprecedentë.
Çipa tha se solidariteti i dëshmuar nga fuqi të tjera të mëdha dhe vende të aleancës së NATO-s përfaqëson një informacion që nuk është i fokusuar te Shqipëria.
Ndërprerja e marrëdhënieve është një lloj ngrirje në kuptimin e procedurës diplomatike. Fakti që të gjithë u solidarizuan, tregon që të paktën ka një unitet formal në kuptimin e verdiktit që jep shteti shqiptar.



