Eksperti i PD: Faktet që tregojnë se Ministrja e Shëndetësisë gënjen

Eksperti i PD: Faktet që tregojnë se Ministrja e Shëndetësisë gënjen

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi i është përgjigjur së fundmi Ministres së Shëndetësisë, Manastirliu pasi kjo e fundit iu përgjigj Bashës për menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Koduzi thotë se Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë pasi qeveria e ka kthyer mashtrimin ndaj qytetarëve në mjet kryesor komunikimi, dhe ministrja është kampione në këtë fushë.

Ai i përmend Manastirliut faktin se Shqipëria është e fundit në rajon për testimet, mungesën e masave personale mbrojtëse për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe faktin që për 7 vite, Rama as u kujtua të rrisë pagat në shëndetësi.

Për më tepër Koduzi thotë se plani me 5 pika që prezantoi dhe propozoi sot kreu i PD, Lulzim Basha është serioz dhe konkret.

STATUSI I GAZMENT KODUZI

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID.  Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat  pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamjaftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy