Këlliçi: Miku i ngushtë i Edi Ramës, Saniel Sanilevich, aksioner i Jet Bank

Këlliçi: Miku i ngushtë i Edi Ramës, Saniel Sanilevich, aksioner i Jet Bank

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për licencimin e Jet Bank.

 

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Këlliçi, duke iu referuar një investigimi të një mediaje izraelite shkruan se pas kësaj banke online qëndron miku i ngushtë i Edi Ramës, Saniel Sanilevich.

 

"Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës, ajo çka kam 5 muaj e paralajmëroj në Kuvend dhe në media! 

Media izraelite ka hedhur dritë mbi një nga ato rastet kur Edi Rama zgjohet i pari dhe fle i fundit për qokat e pazaret e tij personale duke shfrytëzuar Shqipërinë", shkruhet ndër të tjera në reagimin e Këlliçit.

 

Këlliçi shkruan se skandali që ka publikuar UVDA, me përgjime dhe prova, lidhet me emërimin e konsullit shqiptar në Tel Aviv dhe se Sanilevich, është aksioner i kësaj banke digjitale.

 

Sipas deputetit, edhe pse janë kërkuar sqarime nga Banka e ShqipërisI, guvernatori Genc Sejko hesht.

 

Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës, ajo çka kam 5 muaj e paralajmëroj në Kuvend dhe në media! 

Media izraelite ka hedhur dritë mbi një nga ato rastet kur Edi Rama zgjohet i pari dhe fle i fundit për qokat e pazaret e tij personale duke shfrytëzuar Shqipërinë.

Tek ky investigim, del emri i Saniel Sanilevich, që televizioni izraelit e cilëson mik të ngushtë të Edi Ramës. 

Ky i fundit gjendej në vitin 2023 në një vizitë private në shtëpinë e Sanilevich dhe po shijionte verë në kantinën e tij.

Skandali që ka publikuar UVDA, me përgjime dhe prova, lidhet me emërimin e konsullit shqiptar në Tel Aviv.

Por historia tjetër që na shfaqet këtu, ka të bëjë me Jet Bank dhe mungesën e transparencës për liçensimin e saj. Miku i ngushtë i Edi Ramës, Saniel Sanilevich, është aksioner i kësaj banke digjitale.

Prej 5 muajsh publikisht dhe zyrtarisht i jemi drejtuar Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit Sejko, të japë sqarime se si u liçensua kjo bankë në kohë rekord, a janë plotësuar kriteret ligjore dhe a kanë kaluar në skanerin e duhur përfituesit.

Ne kemi ofruar të dhëna se ka shkelje të procedurave, ka shkelje të ligjit.

E gjitha kjo në kohën kur Shqipërisë i kërkohet të luftojë pa kompromis pastrimin e parave dhe kur vendi ynë për fat të keq është kthyer në fole të skemave mashtruese me Forex dhe Call Centera.

Kuptohet, Sejko hesht!!! 

Tani media izraelite na ndihmon të kuptojmë se kush fshihet pas Jet Bank. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy