Shpërthen Patozi: Doni Ruçin kryeparlamentar, apo të shpallim Topallin armike të popullit?

Shpërthen Patozi: Doni Ruçin kryeparlamentar, apo të shpallim Topallin armike të popullit?

Astrit Patozi, me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka ngritur nje pyetje sipas tij per te gjithe antikomunistet e vitit 2017.

Ai thote se kush eshte me e rendesishme vendosja e Ruçit ne krye te Parlamenti apo shpallja si armike e popullit Jozefina Topallin.

Statusi i plote

NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNISTËT E 2017-ËS

Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?
Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj… etj…, se nuk dua t’i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy