Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj, përsëriti akuzat e PD-së për përfshirje të Ministrit të Brednshëm në rrjetet kriminale.
Alibeja përgënjështroi dokumentet e publikuara nga Rama sipas të cilave rrëzohen pretendimet e PD-së se Emiljano Shullazi ka hyrë në doganën e Durrësit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua.
Sipas PD-së kjo përpjekje e Kryeministrit vërteton akluzat për përfshirje të ministrit Tahiri në rrjetet kriminale.
Gjithashtu Alibeja publikoi për mediat një dokuemnt i cili sipas tij e vërteton akuzën e PD-së për ministrin Tahiri.



