
Partia Demokratike ka reaguar sot pas interpelancës që zhvilloi kryeministri Edi Rama me qytetarët e Kukësit lidhur me tarifën e Rrugës së Kombit.
Në një deklaratë të selisë blu, bëhet e ditur se të pranishmit në këtë takim në fakt janë punonjës të administratës.
"Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Më tej thuhet se disa nga pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim me Ramën janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.
Demokratët kanë publikuar edhe emrat e të pranishëmve në këtë diskutim si dhe vendet e punës ku ata punojnë duke treguar se të gjithë janë pjesë e administratër shtetërore.
Jaho Hoxha - Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina - Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça - Mësuese
Afrim Hoda - OSHEE
Ledian Halilaj - Zyra Punës
Skender Ahmeti -DAR
Clirim Spahiu - Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota -Drejtor i IKMT-së



