Hajdari për Bashën: Nuk është e hijshme për të që të rrijë si deputet e të mos jetë aktiv në Parlament

Hajdari për Bashën: Nuk është e hijshme për të që të rrijë si deputet e të mos jetë aktiv në Parlament

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari, tha sot në emisionin “MCN live”, se deputeti Lulzim Basha, po e mban peng në një farë forme, emrin e deputetit, teksa rri aty dhe nuk flet fare për çështje që duhet trajtuar për vendin.

Sipas saj, nuk është e hijshme për një deputet që të rrij aty pa folur dhe pa marrë pjesë në aktivitete parlamentare.

Lulzim Basha është sot deputet i PD dhe si i tillë duhet të jetë më aktiv në aktivitetet parlamentare dhe të flas për problematikat me të cilat po kalojnë sot qytetarët shqiptar.

Ai nuk ka pse te merret me çështje që nuk nxjerrin në pah këto problematika që shoqëria shqiptare po përjeton.

Si deputet ka impenjime, ka detyrime serioze ndaj elektoratit te vet dhe PD-së.

Unë nuk shikoj ndonjë përfshirje të z.Basha, ashtu siç duhet të ketë një deputet dhe në fakt kjo për një deputet është e vështirë dhe e rëndë sepse i ulen pikët në sy të publikut, një njeri që është shumë i votuar dhe nuk merr pjesë në aktivitete parlamentare, nuk flet në Kuvend, nuk trajton çështje aty, mendoj se kjo nuk është një gjë e hijshme për një deputet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy