
Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër, në një komunikim për edicionin e “MCN live”, ka ripërsëritur sot denoncimin e degës së tij, se dyert e selisë së PD në Gjirokastër janë shkelmuar dje nga drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko.
Aliko thotë se Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet e logjistikën elektronike përfshirë edhe data bazën e të dhënave në sistemin informatikë të të dhënave. Sipas tij, më heqjen e serverëve, tashmë kompjuterët e PD-së më nuk funksionojnë.
“Jemi ndodhur të befasuar me këtë akt jo burrëore të mbështetësve të Bashës. Pasi ne ishim në disa takime me një pjesë të grupit të punës në zonë e Lungjerisë, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së.
Të gjithë kompjuterët kishin të gjithë historikun e PD së degës Gjirokastër, ata e kanë hequr serverin, dhe tashmë të gjithë kompjuterët janë të pavlefshëm.
Sipas Alikos, për të mbetet primare anëtarësia e PD, sepse sipas tij, kryetarët shkojnë e vijnë.
“Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH.E vetmja zgjidhje është që të gjitha palët të ulin shpatat dhe të mendojnë për anëtarësinë e PD-së që u ka dhënë emër, formë, karrierë, dhe u ka dhënë anëtarësinë, dhe sot anëtarësia është e çoroditur nga ato që po ndodhin në PD. Mua më intereson PD që të arrijë formën e duhur. Të jetë në shërbim të votuesve, të japë shpresë, sepse në gjendjen në të cilën jemi, askush të mos mendoj se do të ketë përfitime.



